Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e projektit të Portit të Durrësit, thotë se të gjithë shtetasit që kanë probleme me ligjin, në Shqipëri, BE dhe në SHBA, nuk do të kenë mundësi të blejnë prona në marinën e re që do të ndërtohet nga grupi “Emaar”.
“Ata persona që kanë probleme me ligjet shqiptare, të BE dhe SHBA, e kemi detyruar kompaninë që të na japë garancinë për këto raste se s’do mund të blenë prona aty”, tha Hereni për Report TV.
Një sanksionim i cili duket se lidhet me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha, si person “i padëshiruar” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo, është artikuluar dhe sot në Kuvend nga deputetët socialistë, të cilët kanë thënë se pas akuzave të opozitës qëndron në të vërtetë ky sanksionim.
“Akuzat janë skup momental, si flluskë sapuni. Kontrata është publike që nga drita kur është vënë në dizpozicion Komisioneve. Opozita vetëm ka dizinformuar, nuk është për ta dëgjuar, bën vetëm skup me shpresën që do fitojë disa vota. Nuk bllokohet puna në port, por asnjë nga aktivitetet portale, nuk do të cënohen në operim”, tha Erlis Hereni.