Me gjithë mungesën e ofertave gjatë verës, bota e futbollit arab ende nuk ka hequr dorë nga ideja për të marrë Cristiano Ronaldo-n, veçanërisht tani që asi portugez është zyrtarisht pa skuadër pas largimit të tij nga Manchester United.
Disa muaj më parë, Al-Hilal i Riadit i kishte ofruar CR7 një kontratë totale me vlerë 350 milionë euro, Al-Nassr – një tjetër klub në kryeqytet -duket se i ka propozuar një ofertë prej 100 milionë euro në vit.
Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave të frikshme, ish-sulmuesi i Djajve të Kuq ka thënë se është i fokusuar “ekskluzivisht në Kupën e Botës me Portugalinë”.
Në orët e fundit, Ministria Saudite e Sportit, Princi Abdulaziz, ka ndezur akoma më shumë zërat e merkatos nga Lindja e Mesmeduke dekalruar qartë se:
“Cristiano Ronaldo është një shembull për t’u ndjekur dhe do të ishte një model i vërtetë për shumë lojtarë tanë të rinj për një kampionat, tonin, i cili po rritet me shpejtësi. Përveç kësaj, Cristiano ka një bazë të madhe tifozësh këtu. Çdo gjë është e mundur”.