Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për sulmuesin kuqezi Armando Broja i cili dje në një konferencë për shtyp u shpreh se ndihej krenar që ishte shqiptar.

“Krenar për ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar! Turp për këdo që diferencon komunitetin tonë të madh atje, duke i kthyer të gjithë në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi,” shkruan Rama krah videos së Armando Brojës.

I pyetur në lidhje me valën e diskutimeve në Britani për shqiptarët e lidhur me krimin, sulmuesi shqiptar i Chelsea-t deklaroi mbrëmë:

“Nuk kam lexuar shumë për atë që po ndodh, por personalisht gjithmonë e them se jam krenar që vij nga Shqipëria. Prindërit e mi kanë lindur atje. Origjina ime është aty. E dashuroj faktin që vij nga ai vend. Të luaj për kombëtaren për mua është një nder i madh. Nuk kam lexuar shumë në internet, por unë mund të flas për veten time. Jam krenar që vij nga andej, një vend i mrekullueshëm.”