Ish-këshilltari i PD-së Edvin Kulluri është shprehur se Bashkia e Shkodrës iu la vetë Sali Berishës nga PS pasi sipas tij kësaj të fundit i levërdis që në krye të opozitës të ketë një person të shpallur ‘non grata’.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Kulluri theksoi se PD e ka të pamundur t’i fitojë këto zgjedhje sepse nuk ka një model më të mirë se kundërshtarët.

“Ka dy opsione në tavolinë, një opsion është bashkimi. Këto e kanë çuar PD në këtë situatë. Shansi i fundit i Berishës për ta bashkuar partinë ishte pas 18 dhjetorit. Ata përjashtuan palën tjetër nga procesi si fitimtar.

Berishës, Shkodra i është lënë në tavolinë. Ramës i duhet një ‘non grata’ në krye të opozitës nuk i duhet një opozitë. Këta u sollën si trumfatorë, ndërsa këta të tjerët bën viktimën.

Çështja është se nëse triumfatorët të ftojnë viktimën për darkë në shtëpinë e tyre se do i hanë të gjallë. PD e ka të pamundur t’i fitojë këto zgjedhje sepse nuk ka një model më të mirë se kundërshtarët”- tha ai.