Faqja zyrtare e FSHF-së në internet ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Edy Reja për miqësoren e radhës: “Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit. Pjesa më e madhe grupit është me lojtarë që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite, të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga ata që aktivizohen me klubet e huaja.
I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor. Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.
Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.
Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore”. Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin: