Më 5 dhjetor nis “Big Brother Vip Kosova”. Teksa prej 6 muajsh nga lajmërimi për versionin kosovar të reality-show, ende vijojne pergatitjet e fundit, per publikun shumë gjëra nuk jane zbuluar.
Deri më tani faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, me detaje rreth konkurrentëve, por pa zbuluar emrat e tyre.
Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe nga pyetjet që i drejtuan moderatores, të shumta ishin ato rreth “BBVIPKosova”.
Një ndjekës e ka pyetur prezantuesen se në cilat ditë të javës do të jepen netët ‘live’.
“2 herë në javë, kaq mund t’ju them”- është përgjigjur Jonida pa zbuluar asnjë detaj më shumë.
“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do ketë banorë të rinj?”- e pyeti një tjetër ndërsa moderatorja është përgjigjur: “14 si fillim, pastaj do të ketë surpriza pa ndal”.
Një ndër emrat shumë të komentuar për të qenë pjesë e spektaklit të madh është dhe Elvana Gjata.
“Po merre Elvanën në “BBV” me zor”- shkroi dikush, ndërsa Vokshi iu përgjigj nëpërmjet një videoje ku i tregon të heshtë.
Mirëpo ky reagim i Jonidës i ka bërë ndjekësit të mendojnë se mund të ekzistojë mundësia që këngëtarja bashkohet spektaklit të shumëpritur.
Kujtojmë se burime për “Panorama Plus”, kanë zbuluar se një personazh shumë i njohur nga Shqipëria do i bashkohet shtëpisë së famshme.