Sherri për shtëpinë ka bërë që djali 46-vjeçar të rrahë nënën e tij. Pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet e moshuara e shtrirë në rrugë pasi ishte dhunuar nga i biri i identifikuar si V.T ai është arrestuar.
Ai akuzohet për veprën penale ‘Dhuna në familje’. Ndërkohë do të hetohet në gjendje të lirë edhe 69-vjecarja e identifikuar si M.T., për veprën penale “vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.