Nisur nga viti që vjen, fishat e matjes së sheqerit në gjak do të jepen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama përmes një postimi.

Kjo nismë është përfshirë në buxhetin e vitit 2023.

Pacientët që vuajnë nga diabeti, e kanë të nevojshme monitorimin disa herë në ditë në nivelit të sheqerit. Fishat kanë një kosto të caktuar, që deri tani mbulohej nga vetë të moshuarit.

“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se me #Buxhetin2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.