Folësit që kanë nisur fillimin e protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, po merren me gjerësi duke sulmuar SHBA e Britaninë e Madhe se kanë shpallur Berishën non grata.
Folësi Miliam Nela është marrë gjatë pse protesta është një demonstrim politik kundër shpalljes non grata të Sali Berishës.
Pertej gjuhes qe dukshem eshte ajo e Berishes dhe e shkruar nga nje dore, ajo qe bie ne sy eshte edhe mesazhi: Interesi yne nuk perputhet me ate te ambasadoreve dhe vendeve te tyre.
“Po e zbrazin këtë vend me shpejtësi të frikshme. Pas kësaj do thërrasim e duam Shqiprëinë një vend normal, jo të boshatisur. Nuk duam që fëmijët tuaj të hipin në gomone por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë tokë që po mbetet bosh.
Pata një ftesë për protestën në Londër. Nuk munda të shkoj atje sepse shkaku i largimit të shqiptrarëve nuk është ajo qeveri por kjo qeveri që i ka prerë shpresat shqiptarëve. Nuk është fajtore Suela por Surrelsi.
Jam këtu se besoj se pa largimin e kësaj qeverie, largimi masiv i shqiptarëve nuk do të ndalojë. Nuk e besoj se kjo protest është për interesin e Berishës. Non grata kishte qëllim goditjen e opozitës dhe fuqizimin e Rilindjes”, deklaroi ai.