Këngëtarja Çiljeta është e njohur për raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Vite më parë ajo u kthye në “imazh” të PD pasi shoqëronte Berishën në fushatë.
Por sot, që mbahet protesta e thirrur nga Berisha, Çiljeta ka vendosur të publikojë një video të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj duke e duartokitur për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Kujtojmë që Çiljeta ka studiuar në këtë gjimnaz, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe u rindërtua nga e para nga Bashkia e Tiranës me më shumë klasa dhe kushte moderne.