Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë bërë setin fotografik familjar për festat. Në një fotografi që shfaqet pranë pemës, Xhensila ka zgjedhur një fustan të zi për veten dhe vajzën ndërsa Besi ka veshur kostum.
Në imazhet e publikuara në rrjete sociale shkruan: “Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar.”
Në një tjetër fotografi që Xhensila nuk e ka publikuar shfaqet e veshur me të bardha ndërsa qëndron krah Besit dhe të dy i mbajnë duart te barku i saj. Kjo nxit dyshimet se janë në pritje të fëmijës së dytë.