Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar foton e publikuar nga Sali Berisha për përmbytjet në Tiranë, që në fakt më vonë e fshiu, pasi ishte e disa viteve më parë. Veliaj tha në Report Tv se kjo ishte një gënjeshtër e Berishës, pasi ajo zonë është transformuar tani.
“Akuza e opozitë ishte foto kur qytetin drejtonte opozitën. Ai ka qenë parkingu i ETC. Ka qenë një foto e ik kur Tiranën e drejtonte Basha. Të shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Frojdi foli më shumë sesa Saliu me atë fotografi. Nuk e kemi më atë pellgaçe te parkingu. Arriti të provonte atë që akuzonte, kulla është ndërtuar aty ku më para ishte pellgaçe i ujit. Një njeri që është investuar për 30 vite vetëm t’i bëjë keq vendit. Kur thonin gjyshet tona ja kemi lënë zotit”, tha Veliaj.