Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se 223 grupe pune u angazhuan në terren për t’ju përgjigjur avarive dhe ofruar furnizim me energji elektrike qytetarëve.
“Heronjtë e heshtur! Punë dhe jo fjalë. Respekte për këdo që kontribuon, sidomos në situata kritike. Respekte për punonjësit e palodhur të OSHEE. 223 grupe pune të angazhuar në terren në të gjithë vendin për t’ju përgjigjur avarive dhe ofruar furnizim me energji elektrike qytetarëve. Në gatishmëri të plot deri në normalizimin e situatës,” u shpreh Balluku.