Grida Duma dha dorëheqjen nga mandati i deputetes së PD-së, për t’i hyrë gazetarisë.
Pas lënies së mandatit Duma do të shkojë tek “Top Channel”, ku do të drejtojë emisionin kryesor politik, “Prime Time”-n që transmetohet dy herë në javë.
Ky largim nga politika drejt medias ka bërë që rrjeti të “shpërthejë” në meme ndaj deputetes së dorëhequr, pasi zakonisht ndodh e kundërta.