Seanca që pritet të jetë maratonë, ka nisur me debate e replika të forta në parlament, akuza e kundër akuza për portin e Durrësit dhe buxhetin.
Opozita ka kërkuar po kështu t’i jepet fjala dhe kanë protestuar siç thanë ata për “fjalën e lirë” dhe pasi Sali Berishës nuk i është lejuar t’i përgjigjet kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren. Pas tyre dhe punonjësit e Gardës.
Kryeministri Rama ka qëndruar në vendin e tij, e teksa Berisha i drejtohet me gisht, ai mban fytyrën mes duarve. Më tej shihet teksa pi kafen, një ritual i zakonshëm i tij në seancat plenare.