Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë.

Gazetari Ahmet Zani mëson se një fuoristradë është përplasur me një furgon mallrash.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona, një prej të cilëve ndodhet ende i bllokuar në furgon. Shoferin e lënduar janë duke punuar për ta nxjerrë forcat zjarrfikëse.