Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi se gara mes tre kandidatëve për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparente dhe e paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë shqiptare.

Ajo theksoi se kreu i ri i  ri i duhet të jetë i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe të jetë i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri i të jetë (1) i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe (2) i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe.krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë, nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra dhe për këtë shkak kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka lënduar kaq shumë njerëz. SPAK – ashtu si reforma në drejtësi – duhet të ketë të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë”, tha Kim.

 

Kandidatët të cilët garojnë për postin e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, të tre me pozicion prokurorë të posaçëm në SPAK . Kujtojmë se më 19 dhjetor përfundon mandati i Arben Krajës, që qëndron në krye të SPAK për tre vite, ndërsa stafetën do ta marrë njëri nga tre kandidatët