Vedat Muriqi është shndërruar në protagonist absolut te Mallorca. Sulmuesi dardan po shënon rregullisht, duke bërë kështu që të fitojë besimin e të gjithëve.

Sot, Muriqi realizoi gol ndaj Villareal në transfertë, në ndeshjen e La Liga. Ky është goli i shtatë i tij në kampionatin spanjoll këtë sezon, në 10 ndeshje të luajtura. Nëse 28 vjeçari vazhdon me këto shifra, nuk do ishte çudi ta shikonim në një skuadër të madhe.

Në minutën e 33’,skuadra e Majorkës ndërtoi një kundërsulm fantastik, me “Piratin” që ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur, për të finalizuar aksionin.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi në La Liga, që sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjen rrjetën dhe i 7-i sezonal në elitën e futbollit spanjoll.