Motra e radikalistit Xherxh Laçi ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike. Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.
“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo. A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë. Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet, asnjë sëmundje nuk ka. Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin pse nuk i jep pension Xherxhit. Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë. Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaru shkollën e lartë, profesor është. Ai është njish, i marrtë të keqen kush e shan”, tha Rita Kaca.