Pas rikonstrukturimit, ka hapur dyert Spitali i ri infektiv në ambientet e QSUT. Kryeministri Edi Rama e cilësoi stafin mjekësor si krenaria e mjekësisë shqiptare.
“Ishte kënaqësi që gjatë vizitës në këto mjedise të reja të takoja ata me eksperiencë dhe më të rinjtë. Kam besim që ky investim do të shërbejë për të krijuar sinergji më të madhe dhe sens më të fortë të një skuadre e cila e tregoi veten në momentin më tragjik.
Përfitoj të falënderoj dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore. Banka Botërore na është përgjigjur në nevojën tonë për shpejtësi dhe besoj se është mbështetja dhe kuptimi i plotë i rëndësisë së madhe të këtij projekti në aspektin e infrastrukturës dhe moral për këtë trupë që është krenaria e mjekësisë shqiptare”, tha Rama.