Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në emisionin ‘Kontrast’ se i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin emrat e 6 politikanëve të lartë të dyshuar si spiunë. Ashtu si edhe në rastin e I. M, edhe emrat e 5 politikanëve janë çuar me iniciale.
Jo vetëm “I.M’, që dyshimet janë se bëhet fjalë për Ilir Metën, por janë edhe 5 politikanë të tjerë të lartë që ka dyshime se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në ‘Kontrast’ në Report Tv, se në total i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale. Ajo është e mendimit se Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.
“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.
Nga ana tjetër,Sula i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.