Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbuluar raportin me këngëtaren e njohur, Greta Koçin 9 vite pasi e emëroi drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ai drejtonte institucionin shtetëror.
Në atë kohë, Greta Koçi studionte për Shkenca Politike dhe ishte nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së, e zgjedhur në tetor të vitit 2011.
Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, i pyetur nëse do ishte i pranishëm në dasmën e saj nëse këngëtarja do e ftonte, Noka u përgjigj se “padiskutim që po”, duke theksuar se me të gjithë vartësit e tij “ka pasur gjithmonë marrëdhënie zyrtare e korrekte”.
“Me të gjithë vartësit e mi, kam pasur marrëdhënie zyrtare, normale dhe korrekte. Kushdo nga vartësit e mi që më fton unë do ta respektoj në maksimum.
Pa asnjë diskutim do i shkoja, kushdo nga vartësit, nga sportelisti tek dera e Ministrisë deri tek zëvendësi unë i trajtoj dhe i respektoj maksimalisht të gjithë, e kam aspekt njerëzor këtë, nuk çedoj kurrë këtu”, u shpreh ai, teksa kujtojmë se pati shumë aludime për marrëdhënien e tij me Greta Koçin.
Flamur Noka i eshte pergjigjur edhe akuzave të deputetit, Gazment Bardhi i cili ka publikuar pamjet e nje vile 500 mije euroshe te Gjirin e Lalëzit, për të cilën ka thenë se eshte ne pronesi te ish-ministrit te Brendshem.
Por Flamur Noka ka ironizuar duke thene se ka vetëm një shtëpi të padeklaruar dhe ajo eshte banesa ku jeton aktualisht. Ai thekson se “s’do ishte keq të kisha 2-3 në fakt”.
“Të padeklaruar? Kam vetëm 1 shtëpi ku jetoj, s’do ishte keq të kisha 2-3 në fakt. Kanë edhe njerëz të thjeshtë shtëpi të padeklaruar, s’kam pasur mundësi, do të doja ta kisha. Për fat të keq kam vetëm 1 aty ku jetoj”, u shpreh deputeti i PD.
Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai theksoi se kreu i qeverisë “është njeriu që e ka urryer gjithmonë atë Parlament”.
“Rama është njeriu që e ka urryer gjithmonë atë Parlament, e urren demokracinë, është njeriu që preferon diktatin, unin, nuk e njeh vendimin kolegjial dhe diskutimin kolegjial, kështu që ai nuk la lidhje me parlamentit e parlamentarizmin”, tha Noka./Tema