Kryeministri Rama ka mbërritur në Shkup, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rama u prit në aeroport nga zv/Kryeministri Artan Grubi.

“Me Artan Grubin, zv/Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë,”shkruajti Rama pak më parë.