Reperi australian Slimmy, i lindur si Abdel Ghadia, do të dalë në gjyq për përvetësim të 860 mijë eurove të hedhura gabimisht në llogarinë e tij rrjedhëse nga një çift.
24-vjeçari, sipas tabloidit britanik Daily Mail, ka blerë shufra ari, gurë të çmuar, rroba të markës dhe kozmetikë me shumën e marrë gabimisht.
Llogaria nga vinin paratë ishte ajo e një çifti të rinjsh, të cilët për blerjen e shtëpisë kishin bërë një transfertë bankare me të dhënat e gabuara se kush duhej t’i kishte marrë.
Abdel Ghadia u deklarua fajtor për dy pika. Në pritje të gjykimit dhe dënimit të mundshëm, ai aktualisht është subjekt i masave kufizuese që e ndalojnë atë të afrohet në aeroporte. Gjithashtu i nënshtrohet një shtetrrethimi nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.