Ilir Meta nga Selia e Partisë së Lirisë ka mbërritur drejt Kryeministrisë. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se do i bashkohen në shesh popullit të lirisë.
“Fuqia e qytetarëve është gjithçka. 10 vite ishim më shumë se shumë për të kuptuar se kush fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Jemi aty për t’iu bashkuar prindërve të fëmijëve që shpirtziu i mbylli shkollën. Kush na dëgjon dhe s’ka ardhur ende, të dalë atje. Ky është regjim shpirtzi”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.
I pyetur për ndonjë skenar për protestën Meta tha se qeveria të mos provokojë.
“Ju e shikoni se sa paqësore dhe demokratike është atmosfera. Askush nuk duhet të guxojë nga qeveria të provokojë qytetarët”, tha Meta.
“Si mund të bëhet kjo pyetje për një njeri që në këto 10 vite ka bërë të kundërtën e oremtimeve që erdhi në pushtet. Si mund të kesh bashkëpunim demokratik kur ai i ka vënë kazmën demokracisë”, tha ai.