Kina ka bërë thirrje për ‘qetësi dhe përmbajtje’ në lidhje me incidentin me raketa në Poloni, sipas The Guardian.
“Të gjitha palët duhet të “qëndrojnë të qeta dhe të tregojnë përmbajtje në rrethanat aktuale”, tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning , në një konferencë për mediat të mërkurën.
Dy persona raportohet se janë vrarë në Poloni si pasojë e raketave ruse, po pa specifikuar që sulmi erdhi nga Rusia. Byroja e Sigurisë Kombëtare e Polonisë është mbledhur në një seancë urgjente dhe pritet të japë një deklaratë.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi raportet, duke i konsideruar një “provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin”.