Derbi i Italisë i ka takuar Juventusit, një skuadër që tani duket se është ringjallur. “Zonja e Vjetër” mposhti pastër 2-0 Interin në javën e 13 të Seria A dhe për pasojë e parakalojë në renditje.
Në ‘Allianz Arena’ pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht se Dumfries humbi një rast të artë për Interin, ndërsa në pjesën e dytë një kundërsulm u konkretizua në gol nga Rabiot. Goli ç’orentoi zikaltërit dhe Danilo në një moment dyfishoi, por VAR e anuloi për prekje me dorë. Gjithsesi në minutën e 84 Fagioli vulosi 3 pikët për skuadrën e Allegrit, që deri të dielën kishte humbur 3 derbit e fundit, ndërsa për Interin kjo ishte disfata e rradhës ndaj skuadrave me emër në kampionat. Trajneri Inzaghi tha se ‘ishte kjo ishte një humbje e rëndë që djeg’ dhe shtoi se skuadrës ‘i mungon vazhdimësia’.
Me këtë fitore Juventus u ngjit në vendin e pestë me 25 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të shtatë.
Ndërkohë po në Seria A derbi i kryeqytetit Roma-Lazio u fitua nga lacialët me rezultatin minimal 0-1. Golin vendimtar e realizoi Felipe Anderson, ndërsa Roma pavarësisht përpjekjeve nuk la dot shenjë. Në fund Jose Mourinho tha se mungesa e Dybala-s e penalizoi shumë ekipin, ndërsa Lazio me këtë fitore renditet e treta me 8 pikë më pak se Napoli kryesues.
Sakaq në Premier League supersfida mes Tottenham dhe Liverpool u fitua 1-2 nga ‘The Reds’. Në Londër shkëlqeu Salah, i cili realizoi ‘dopietë’ në pjesën e parë, ndërsa Kane ngushtoi në të dytën, por që vlejti sa për statistikë, pasi ekipi i Conte-s nuk e shmangu dot humbjen. Kjo ishte edhe fitorja e parë në transfertë e Liverpool për këtë sezon në Premier League.