Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa më herët ajo është takuar edhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Dje në një reagim në “Twitter”, ajo u shpreh se, “zbrita në Shqipëri për dy ditë, takime me drejtues të shoqërisë civile dhe qeverisë”.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, theksoi ajo.

Diplomatja e lartë amerikane u prit në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.