Ministri i Jashtëm iranian, e ka pranuar për herë të parë se vendi i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, por ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar prej disa javësh qytetet ukrainase.
“Ne i kemi dhënë Rusisë nje numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë ministri iranian gazetarëve, pas një takimi në Teheran. Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë.