MotoGP ka mësuar kampionin e ri të botës për sezonin 2022. Italiani Francesco Bagnaia është në majën e botës, me pilotin e Ducati që ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer duke lënë pas me 23 pikë Fabio Quartararon e Yamaha. Gjithçka u vendos në garën e fundit për Çmimin e Madh të Valencias në Spanjë.
Edhe pse italiani Bagnaia u rendit i nënti në Valencia dhe Quartararo i katërti, kjo i mjaftoi pilotit të Ducati për të lënë pas kundërshtarin më të afërt. Kjo është hera e dytë që torinezi shpallet kampion në MotoGp, pasi më herët këtë sukses e kishte arritur në 2018.
Veç aspektit personal, Ducati fiton vendin e parë edhe për skuderinë më të mirë. Me 432 pikë, 12 fitore dhe 31 podiume, skuderia italiane lë pas Aprilla me 248 pikë.