Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një video me të rinjtë e Lezhës, pas një takimi që ka pasur këtë të shtunë me strukturat e partisë në këtë qytet.
Me këtë video, Meta jep dhe një mesazh se me rininë të bashkuar, fitorja është e garantuar.
“Nga Lezha e 2 Marsit: Rinia e bashkuar, fitore e garantuar!”, shkruan Meta.
Kujtojmë që gjatë fjalës së tij, Meta iu bëri thirrje të rinjve “te luftojne me shume per te drejtat e tyre dhe per te ardhmen e tyre’, teksa theksoi se “bashkimi i te rinjve eshte nje fuqi berthamore”.