Kryeministri Edi Rama teksa foli për çmimin e energjisë, për të cilën tha se 80% paguhet nga buxheti i shtetit nuk la pa sulmuar opozitën.
Teksa i etiketoi ata të pa fe dhe pa atdhe, deklaroi se janë “bisht i Sali Berishës dhe se janë rrahur që kur kanë qenë këlyshë”.
“Ne do ta mbrojmë me çdo çmimi çmimin e energjisë elektrike, për familjet dhe bizneset.
Ju që bëni shërbimin tuaj ndaj të keqes, ndaj pafytyrësisë, ndaj mungesës së çdo feje dhe atdheu dhe që patjetër do vazhdoni ti thoni shqiptarëve të gjitha të zezat, sepse në këtë rrugë keni hyrë që të vegjël dhe ju kanë rrahur që këlysh edhe prandaj nuk kuptoni tani që jeni rritur që nuk jeni gjë tjetër përveçse një zgjatim.
Jeni një bisht i asaj krijesës non grata që edhe pse nuk e keni në krye e keni në kokë brenda, do vazhdoni të tregoni si të tjerët bëjnë atë e bëjnë këtë.
Në këtë buxhet janë 50 mld që shkojnë vetëm për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e kësaj lufte.
Kështu që ne cdo faturë, edhe në ato tuajat, duhet që sa herë ti merreni të falënderoni qeverinë që ju mbron edhe juve, ju mbron familjet tuaja dhe prindërit tuaj.
Ju keni dalë duarsh dhe jeni turp i tyre sa herë hapni gojën këtu, sepse në atë faturë deri në 80% e paguan buxheti i shtetit. Për këtë është qeveria që buxhetin e shtetit ta vërë në dispozicion të vendit dhe të njerëzve”, theksoi kryeministri.