Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare nga Panairi i Librit ka dhënë një mesazh për lexuesit, teksa tha mes të tjerash që ata janë pjesa më e bukur e letërsisë.
Në fjalën e shkurtër të mbajtur para mediave, ai e ka nisur me batuta, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.
Kadare në Panair, batuta e të qeshura me lexuesit!
“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues. Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë. Ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh ai.