Sot në rolin e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit, Samuel Eto padyshim që ka nisur të ëndërrojë për Botërorin.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, ndër të tjera, ka qenë optimist mbi ecurinë e Kamerunit të tij në Katar, madje ka shkuar deri aty sa ka parashikuar edhe triumfin e tyre në një finale të gjithën afrikane.
“Afrika ka pasur gjithmonë potencialin për të fituar këtë kompeticion dhe unë mendoj se Kameruni do të fitojë duke mposhtur në finale Marokun. Do të ishte një ëndërr për të gjithë kontinentin”, është shprehur Eto, që ka vazhduar: “Nuk ka nevojë të jesh alien për të fituar Kupën e Botës, mjafton të jesh i përgatitur mirë, të kesh një mentalitet të fortë dhe pak çmenduri. Shpresoj që Kameruni të marrë shembull nga Interi im i 2010-ës, askush nuk mendonte se do ta fitonim ne Champions League, por një grup luftëtarësh të çmendur ia dolën. Dua të njëjtën gjë edhe për kombëtaren time”.