Kombëtarja shqiptare do të kthehet në fushën e lojës në muajin qershor për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për një përballje me Luksemburgun në 6 qershor. Në komunikatën e saj qeveria e futbollit shqiptar bën të ditur se kjo ndeshje do të luhet në Tiranë, në ‘Air Albania Stadium’ në orën 20:00 të kësaj date.

Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se në ditët në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën kuqezi.