Ylli i hip hopit Nicki Minaj, këngëtari Maluma dhe këngëtarja libaneze Myriam Fares kanë bashkëpunuar për të sjellë një ndër këngët zyrtare të Kupës së Botës në Katar. Kënga “Tukoh Taka”, me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht, u publikua të premten, dy ditë përpara fillimit të turneut.
Sean Paul, J Balvin, Black Eyed Peas janë të tjerë artistë që do të performojnë gjatë eventit. Maluma dhe Myriam Fares do të performojnë në hapjen e festivalit të tifozëve të FIFA-s në Doha të shtunën.
Publikimi i këngës së tyre vjen ndërsa Katari po përballet me kritika të forta për shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa artistë si Dua Lipa apo Shakira kanë refuzuar të marrin pjesë.