Si rrjedhojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës ka bërë një njoftim ku u kërkohet qytetarëve që të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë të njohura si: Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. “Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë dites .

Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”-thuhet në njoftimin e bashkisë Vlorë.