Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo në një intervistë për “Aldo morning Shoë” ka folur hapur dhe ka treguar se ka pasur raste që ka blerë klikime.
Ajo u shpreh se kjo është një strategji marketingu. Ajo pranon se vetë e ka bërë vetëm në 2-3 raste, por nuk është e vetmja që e bën këtë. “Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë.
Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, tha ajo.