Dje startoi evenimenti më i madh sportiv, Kupa e Botës 2022. Që nga nisja e përgatitjeve, ky Botëror është shoqëruar me polemika të shumta. Shkak janë bërë diskriminimi i komunitetit të LGBT-së, vdekja e shumë personave në punë dhe së fundmi ndalimi i përdorimit të birrës në stadium. Duke qenë se birra është pija e preferuar e tifozëve dhe nga dëshpërimi për ta gjetur atë, dy anglezë janë përballur me një ngjarje aspak të zakontë. Ata kanë dalë në rrugë për të kërkuar birrë, por përfunduan në shtëpinë e një sheiku në Katar. Ai i ka ftuar në pallatin e tij, por në fund tifozët janë përballur me një luan. Videoja është publikuar në Twitter. Ka mjaftuar shumë pak kohë që pamjet të bëhen virale dhe të pëlqehen nga mijëra ndjekës.