Në podiumin e protestës së sotme të Sali Berishës dhe Ilir Metës u ngjit edhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit dhe Fatmira Hajdarit.
Por, teksa fliste për varfërinë në Shqipëri, Rudina Hajdari duket se harroi pasurinë e nënës së saj, Fatmirës, ish-gjyqtare e Apelit Tiranë.
Pak javë më parë, trupa e Komisionit që kreu vetingun, vuri në dukje se përveç 18.7 milionë lekë të pajustifikuara të Fatmira Hajdarit deri në vitin 2003, kur fillon edhe procesi i deklarimit të pasurive për zyrtarët, u gjetën edhe 80.8 milionë të tjera pasuri të pajustifikuara, të ndara në 12 vite nga viti 2003 deri në 2016-ën.
Pasuritë me probleme, kryesisht të lidhura me zonjën Hajdari dhe të birin, përfshijnë një pallat në afërsi të rrugës së Elbasanit, qiramarrjen dhe shitje e një lokali bar-kafe në Qytetin Studenti, një apartament, një dyqan apo transaksione me aksione kompanish. KPK vë në dukje në vendim se ndërtimi pa leje i një pallati në tokën që nuk zotërohej nga subjekti ishte vepër penale.