Koleksioni i librave të Lasgush Poradecit është blerë nga Ministria e Kulturës dhe i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare. Duke dashur që librat e tij, me shënime e përkushtime të jenë të qasshme nga studiuesit dhe të rinjtë, ato tashmë do të jenë pasuri kombëtare ndonëse ndarja prej tyre dhemb. E bija e poetit u shpreh e kënaqur për nismën.
Marie Poradeci: Ndarja sigurisht është e dhimbshme. Por unë dhe motra jemi të lujmtura që biblioteka po shkon në vendin e saj. Kjo është një vlerë i shërben gjithë kombit. Babi thoshte që poezia nuk është mendim i vënë në avargje, por ndjenjë e vënë në vargje.
Libra në gjuhën gjermane, frënge, italiane, greke me autografe e përkushtime, tashmë do jenë në Bibliotekën Kombëtare. Ministrja Elva Margariti tha se “në këtë koleksion ka mbi 650 libra të koleksionit të Lasgush Poradecit që do të bëhen pjesë, jo vetëm e Biblkitokës si fond për t’u magazinuar por meqë ka tituj në gjuhë të huaj, kjo pjesë e fondit të kalojë në aneksin e Bibliotekës”.
Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, nisma pothuaj po arrin të krijojë “ një lloj muzeumi të vogël që lidhet me jetën e shkrimtarëve dhe mënyra më e mirë janë koleksionet e tyre. Keim tashmë koleksionin e Faik Konicës, Lumo Skëndos dhe Aleks Budës”.
Koleksioni është pjesa që i kish mbetur poetit pas konfiskimeve të bëra në regjimin komunist.