Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT) nisi këtë të martë transmetimin online të programit në gjuhën serbe. Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

“Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, shkroi ajo në Twitter. Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars. Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.