110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në disa qytete të vendit. Në Lezhë ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar.
Përfaqësuesit lokal dhe deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca, vlerësuan sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për pavarësinë e vendit. Në aktivitetin e organizua nga bashkia për 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë ra në sy mungesa deputetëve të opozitës në Lezhë.
Festa e Pavarësisë së Shqipërisë nisi nga Kruja e Nëntorit të parë të 1443. Mbrëmë në vigjilje të Festës së Flamurit u bën bashkë në Krujën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, deputetja nga parlamenti i Kosovës Musliu, ish-kryeministri, Pandeli Majko si dhe deputetët Jurgis Çyrbja, Denis Deliu, Merita Bakiu dhe ministre Milva Ekonomi, ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar në Shqipëri dhe përfaqësues lokal. Me rastin e pritjes së festës u organizua një aktivitet kulturore ku të pranishëm mbajtën edhe fjalën e rastit.
Ndërsa sot në mëngjes deputetja Drenicës Ganimete Musliu bëri homazhe në varrin e Heroinës Shote Galica, e cila prehet në varrezat e Dëshmorëve të Krujës.
Dita e Flamurit është festuar edhe në Sarandë, ku mëngjesin e sotëm është bërë edhe ngritja simbolike e Flamurit në një ceremoni ku kanë marrë pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, përfaqësues të forcave politike, shoqatave dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe përfaqësues të tjerë nga kjo komunë kanë zgjedhur për të festuar Ditën e Flamurit në Sarandë.
Ndërkohë në sheshin ‘Skëndërbej’ të qytetit të Kukësit në nder të 110-vjetorit të Pavarësisë u ngritën në mënyrë simbolike kombëtare kuq e zi. Me këtë rast drejtuesit e institucioneve vendore dhe komiteti komiteti i veteraneve të luftës antifashiste nacional Çlirimtare Kukës uruan festën e flamurit e të Pavarësisë.