Mediat italiane bëjnë të ditur të tjera detaje nga krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali, ku një çift partnerësh u gjetë të pajetë nga goditjet e marra nga një thikë.
Fillimisht, ngjarja u dyshua se ishte një krim brenda familjes, vrasje e më pas vetëvrasje.
Por hetimet kanë çuar në dyshimet se autori është një person që ka qenë bashkëshorti i gruas viktimë.
Policia italiane është vënë në kërkim të personit që mund t’i ketë marrë jetën ish gruas dhe partnerit të saj të ri. Autori dyshohet të jetë po ashtu shqiptar.
Në shtëpinë e çiftit, policia ka gjetur një armë zjarri dhe një thikë.
Dy bashkëjetuesit kanë marrë plagë të shumta me thikë që u kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërhyrja e policisë në banesën e tyre në zonën e Spinea ka ndodhur rreth orës 22 të së dielës.
Pasditen e djeshme, vajza e gruas kishte folur me nënën e saj, kur ajo ishte ende gjallë.
Pas kësaj telefonate, ato nuk u lidhën dot më dhe, me kalimin e kohës, duke u përpjekur ta telefononte dhe nuk merrte asnjë përgjigje, ajo filloi të shqetësohej derisa vendosi të ngrinte alarmin në polici.