Kryeministri Edi Rama mbaji këtë të mërkurë një takim me fermerët në zonën e Beratit. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te kriza e çmimit të energjisë dhe te inflacioni i luftës. Sipas tij inflacioni jë vend është më i ulëti në rajon pasi qeveria ka suvencionuar energjinë elektrike për biznesin e vogël dhe për konsumatorët familjarë.

“Bombat në Ukrainë, sfida ndaj rendit të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, ama dy armë që nuk ke nga ti ikësh janë krijuar opër të shkuar në çdo shtëpi në perëndim të Rusisë. Arma e parë është goditja e çmimit të energjisë dhe çmimi i energjisë vjen në çdo derë kudo ku ndizet një dritë dhe e dyrta është inflacioni, dora e padukshme që del sa herë ti fut dorën në xhep. Ne kemi neutralizuar armën e parë, faturat që vijnë në duart tuaja nuk kanë asnjë ndryshim, sikur nuk ka luftë, pasi çdo faturë që vjen në çdo familje dhe në biznesin e vogël ka një mburojë të vendosur nga qeveria që përpara luftës. Kjo mburjë bën që çmimi të jetë i pandryshueshëm. Çdo dyqan nëse do të kishte një faturë energjie më të lartë do ta kalonin tek ata që blejnë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi një inflacion lufte më të ulëtin në rajon. Ne po bëjmë një sforco të jashtëzakonshme për të bërë më të mirën.

Sigurisht që atmosfera e një luftë kërkon mirëkuptim kombëtar, kërkon njerëzillik, pasi ka 1 mijë e 1 arsye për të bërë debate për çështje të caktuara, por mungesa e njerëzillëkut, nxitja e keqkuptimit e mosmarrëveshjes dhe pasqyrimi i deformuar në media i realitetit janë aq evidente saqë do ta bëjnë të mendohet çdo shqiptare se çfarë do të thotë të jesh shqiptar në këto kohë dhe me krenari ta mbrosh vendin tënd, pa mbyllur sytë ndaj asnjë problem që vendi mund të ketë, por të mos i hapësh më shumë halle dhe probleme duke u sjell kundër interesave të tij. Ata që e bëjnë janë në mision, është një degë e shtrëmbër e shqiptarëve që është në mision që prej 1912 dhe me të cilin duhet të merren shqiptarët vetë. Fatmirësisht janë pakicë”, tha Rama.