Gjatë mbledhjes se dy qeverive që u mbajt sot në Shkup midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Rama u shpreh se është një kënaqësi e posaçme që të ndërveprojmë me kaq shume besim dhe me kaq shumë pozitivitet dhe me kaq shumë dëshirë për të çuar përpara projekte, punë të përbashkëta. Dhe dua ta nënvizoj, që përtej të gjithë aspekteve emocionale që e lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut edhe anasjella si rezultat i pranisë shtetformuese të shqiptareve në Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një nivel i rëndësishme mature në të dy vendet dhe për të dyja qeveritë, sepse në fund është interesi i posaçëm strategjik i të dyja vendeve që të zgjerojnë hapësirën e tyre ekomomike, që të zgjerojnë kapacitet e tyre për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe patjetër që të zgjerojnë horizontin e të ardhme së tyre dhe të të gjithë njerëzve që banojnë dhe që janë të lidhur drejtpërdrejtë me vendet tona edhe në rast se nuk banojnë aktualisht në vendet tona.”

Më tej Kryeministri Rama vijoi: “Për këtë arsye unë desha ta marr fjalë në fund, për ta shprehur këtë kënaqësi sepse besoj se në këto vite ka ndodhur një ndryshim epokal, po të kemi parasysh se nga jemi nisur. Dhe natyrisht edhe në marrëdhëniet tona ka ndodhur një ndryshim epokal, kanë qenë gjithmonë marrëdhëniet të mira, por jo shumë të mira. Dhe sot janë marrëdhënie të shkëlqyera edhe si rezultat i konsolidimit demokratik të Maqedonisë së Veriut edhe se rezultat i transformimit të vetëdijes se bashkëjetesa harmonike është rruga më e mirë drejt të ardhmes së përbashkët që është përkthyer në një mishërim konkret përmes vetë kësaj qeverie.”