Kryeministri Edi Rama ka postuar dokumentat që janë shkaku i sulmit nga media ndaj qeverisë, konkretisht nga Top Channel. Duke nxjerrë edhe një dokument kryeministri Edi Rama shprehet se Top Channel ka kërkuar mbështetje financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural një fond prej 120 milionë lekësh të vjetra për të bërë një emision me 50 episode, në vëmendje të të cilit do të jenë zonat rurale dhe fermat.
Edi Rama: Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!
Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane…