Një aktivitet sportiv me rastin e 65-Vjetorit të Universitetit të Tiranës është organizuar nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për një garë sportive, e cila ka startuar sot, mes ekipeve të volejbollit, por dhe basketbollit të 6 fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Një aktivitet sportiv me rastin e 65-Vjetorit të Universitetit të Tiranës është organizuar nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për një garë sportive, e cila ka startuar sot, mes ekipeve të volejbollit, por dhe basketbollit të 6 fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Në nisje të Kupa Sportive 65 Vjet UT ka qenë i pranishëm në në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Tiranë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në përshëndetjen e rastit Veliaj u ka uruar studentëve, por dhe pedagogëve e dekanëve përvjetorin e 65-të të Universitetit, tha se ende sot pas 30 vitesh që lulëzojnë edhe universitetet private, Universiteti i Tiranës vijon të mbajë stafetën si më i miri në Shqipëri.