Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë, kështu tha gazetari investigativ Artan Hoxha. Ai u shpreh se personi në fjalë kishte kërkuar të merrte brendin e Nusretit, për të hapur një restorant në Tiranë, por kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollare .“Është tentuat ta sjellin këtu Nusretin si brend. Donte dikush nga këta të sillte Nusretin si brand në Tiranë, por kërkoi 7 milionë dollarë tha”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Nusret ka aktualisht linjë restorantesh në 7 vende të botës, përfshi Greqinë dhe vendlindjen e tij Turqi, ku ka 9 restorante.