Në Samitin e G20 Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se SHBA-ja është fajtori kryesor i luftës Ukrainë-Rusi.
“Pavarësisht deklaratave të SHBA-së në G20, vendet e tjera mbeten të bindura se konflikti në Ukrainë u provokua nga Uashingtoni”, tha Lavrov.
Këtë e denoncoi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov në një konferencë për shtyp në Bali, ku ai drejton delegacionin e Moskës në samitin e G20.
Ai gjithashtu tha: “Perëndimi u përpoq të politizojë deklaratën përfundimtare të samitit të G20 dhe dënoj Rusinë. Puna në dokumentin përfundimtar është bërë praktikisht”.